Deputetja e Partisë Socialiste, një nga zyrtaret që ka punuar për statusin e ri të PS, foli për Ora Neës rreth Kongresit të kësaj partie që po mbahet prej dy ditësh në Tiranë. Gjylameti tha së pari se dy do të jenë pikat kryesore të qeverisjes së PS në të ardhmen. Rritja e pagës minimale dhe amnistia për deklarimin e të ardhurave të padeklaruara nga qytetarët. Gjylameti: Në këtë Kongres unë do ta nis nga fjala e Kryeministrit, do të doja të theksoja dy elementë. Një rritja e pagës minimale, nëse sot është 26 mijë lekë vitin e ardhshëm do të jetë 30 mijë lekë. Tjetër është ajo e amnistisë, për të arritur te një problem që ka ndryshuar, ne do të arrijmë ta kthejmë ekonominë më formale. Edhe çështjet e amnistisë, që për shkak të një plage të emigrimit shqiptarët që kanë arritur të kenë të ardhura, të arrijnë të legalizojnë ekonomitë të tyre. Nuk do të jetë subjekt i kësaj amnistie askush që është subjekt i OFL-së. Më tej, ajo foli për ndryshimet në statusin e Partisë Socialiste duke u shprehur se ato kanë të bëjnë me librin e rregullave dhe përdorimin e teknologjisë.

Gjylameti: Në thelb nuk kemi ndryshime të mëdha, por disa ndryshime që kanë të bëjnë me librin e rregullave. Sot këto rregulla kalojnë në librin e rregullave. Jemi një parti në hap me kohën dhe u paraprimë ndryshimeve. E kemi parë teknologjinë edhe si pjesë të organizimit të partisë. Si çdo parti tjetër evropiane dhe ne po e shohim këtë në shërbim të partisë tonë. Lidhur me kritikat në Partinë Socialiste, Gjylameti th se janë të pranishme gjithmonë. Ndërkohë, ajo komentoi edhe kërkesën e disa anëtarëve të PS që propozuan një paketë me ndryshime për reformimin e partisë. Gjylameti tha se për këtë do të marrë vendim përfaqësia e kongresit. Gjylameti: Për këtë pjesën të meren parasysh apo jo, do të ketë një mbledhje për të vlerësuar edhe ndryshimet që janë propozuar. Në rastin konkret duhet të presim vendimin e përfaqësisë së Kongresit. Jemi shtëpi e madhe ku diskutimet janë të shumëngjyrshme. Ka gjithmonë zëra kritikë brenda PS, dhe do të ketë gjithmonë. Kur kemi ndryshime në statusquo ka dhe rezistencë ndaj ndryshimeve. Ne kemi struktura të shëndosha me numër të konsiderueshëm të anëtarëve. Kritika ka, rezis tencë ka, por për sa kohë kemi diskutime dhe fiton mendimi më i mirë, unë mendoj se janë të mirëpritura kritikat.