Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto ku na tregon se si kanë ndryshuar ambientet spitalore me të cilat qytetarët përballen çdo ditë dhe’thumbon’ gjithë ata që merren vetëm me fjalë e jo me punë. “DJE SOT DJE SOT DJE SOT…. ose dallimi mes atyre që vetëm flasin e s’dinë as të punojnë, as të pushojnë dhe nesh, që themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. #ShëndetësiaqëDuam #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.