Ka fituar Kolonjën, por ka humbur Tiranën me gjithçka ajo ka. E megjithatë, duket se kjo sakrificë ia ka vlejtur për aktorin Erion Isai, i cili tani është kryetar bashkie i Kolonjës.Është qytetari i parë i një vendi dhe pa dyshim kjo është një eksperiencë, por edhe një sfidë, sidomos për një aktor humori dhe për një njeri, i cili ka shkruar vazhdimisht për spektakle dhe shfaqje në teatër.Këto ditë është fotografuar nga paparazzi ynë para godinës së Parlamentit.Aty ka takuar ministren e Kulturës, Elva Margariti, të cilën e ka përqafuar gjatë dhe kanë biseduar.