Barcelona luajti në “Camp Nou” ndeshjen e javës së 25-të të La Ligës kundër Eibarit.

Katalanasit fituan me rezultatin e thellë 5-0, ku Lionel Messi shpërtheu me 4 gola, ndërsa të pestin e realizoi Arthur.

Nuk kishte si të mos vlerësohej me notë të lartë Messi, i cili nga Whoscored.com mori maksimalen, 10.