Pas inskenimit të një takimi në dukje rastësor me një pensioniste, që rezultoi të ishtë një militante e flaktë e Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar gjatë ditës së sotme një tjetër video ku takon në rrugët e Tiranës, qytetarë të “rastësishëm”.

Por përmes kësaj videoje, kryedemokrati ka dalë sërish bllof me inskenimin e tij, pas të cilit fshihen në çdo rast përkrahës dhe militantë të partisë demokratike që hiqen si qytetarë të zakonshëm në përkrahje të Bashës. Në videon e publikuar gjatë ditës së sotme, Basha shfaqet i shoqëruar nga një djalë i ri teksa bashkëbisedojnë për “vizionin” e kryedemokratit.

Në fakt, i riu me emrin Brenton Kotorri që qëndron përkrah Bashës është një aktivist i kahershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kotorri, një nga të rintjë më aktivë në mbështetje të partisë demorkatike, njihet për daljet e tij të shpeshta televizive, apo opinionet e shkruara në mbështetje të së djathtës në përgjithësi.
Ne kohen kur Basha drejtonte bashkine Tirane,Kotorri ishte asistent i nekryetarit te bashkise.

Megjithatë, më flagrante në përdorimin e këtij të riu, është se Kotorri, nuk përfaqëson asnjë nga ata të rinjtë e papunë dhe të pashpresë, që sipas Bashës, po lënë çdo ditë Shqipërinë. Kotorri, rezulton të jetë i punësuar si Auditues i Nivelit të Parë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, pranë Departamentit të Auditimit dhe Performancës.

Shfaqja në videon me mesazh politik të Bashës, e një aktivisti që rezulton të jetë edhe zyrtar i institucionit më të lartë shtetëror të auditimit, cënon në fakt edhe imazhin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sipas ligjit është një organ i pavarur, i depolitizuar dhe departizuar.