Ilir Meta nuk i ka ndalur thirrjet edhe këtë mëngjes për ngritjen e popullit në këmbë në 2 mars. Sipas Metës, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij dhe të shpëtohet shteti nga pengmarrësit e pushtetit.

“Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tme rrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që min ojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhu nuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër. #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta.