“Diaspora shqiptare ka prodhuar në vite autoritetet e veta që kanë kontribuar në lirinë e vendit”, deklaroi sot ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Majko mori pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990”.

Në fjalën e tij, në panelin me temë “Përvoja personale mbi emigracionin politik në Shqipëri”, ministri Majko bëri një përmbledhje të historisë së migracionit gjatë asaj periudhe, ndërsa shtoi se migrimi jashtë Shqipërisë ishte një akt i ndaluar me ligj.
Më tej, ai tregoi se si Diaspora shqiptare në atë kohë prodhoi autoritetet e veta, të cilët u vendosën pranë përfaqësuesve të diasporës më të vjetër si Faik Konica dhe Fan Noli, dhe kontribuan në lirinë e vendit.