Pak ditë më parë, çifti simpatik Klea Huta dhe Elgit Doda dha lajmin e bukur se ka lidhur kurorë në fshehtësi.Ata zgjodhën që të zbulojnë detaje nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram dhe u vu re se martesa ka qenë super intime.Ata nuk bënë pjesë të dasmës jo vetëm publikun, por edhe miqtë e tyre më të afërt.Sipas “PanoramaPlus”, këtë zgjedhje e ka bërë Klea, e cila beson shumë tek syri i keq.

Ajo udhëtoi drejt Marokut për të realizuar ëndrrën e saj më të madhe dhe aty i tha “Po” Elgit Dodës.Kujtojmë se dyshja është në pritje të fëmijës së parë dhe së shpejti do bekojë dashurinë me një djalë.Klea dhe Elgiti pranuan për herë të parë publikisht marrëdhënien e tyre në tetor të vitit 2017.