Anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, dëshiron një aventurë të re me fanellën e Bayern Munchen. E përditshmja gjermane ‘Bild’ ka zbuluar se Sane i ka thënë drejtuesve të klubit se e preferon një lëvizje transferimi drejt kampionëve të Gjermanisë. Raportohet se një marrëveshje mund të negociohet vetëm nga muaji prill, shkaku i një klauzole të vendosur në kontratën e lojtarit.

Lëvizja e Leroy Sane parashikohet të kryhet gjatë merkatos së verës. “Leroy Sane është një lojtar i shkëlqyeshëm për të cilin ne jemi të interesuar, i cili është një fakt i njohur. Tani ne do të shohim pasi ai të kthehet nga dëmtimi”, ka thënë Herbert Hainer. Sane e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Schalke 04.