Anila Moçi drejtoreshe e ISSH Fier ka mbledhur ditën e sotme personelin mjekësor të spitalit ku ka bërë thirrje të ruhet qetësia, ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur. Ajo bëri thirrje që qytetarët të shtojnë kujdesin për shëndetin dhe të shmangin dyndjet në spital.

“Duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Është pjesë e punës tonë. Jemi një armatë e tërë e shpërndarjes së infomacioneve. Deri në këtë rast nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Deri në këto momente janë marrë të gjitha masat. Po bëjmë dhe një masë të shtuar e cila ishte e planifikuar. Duhet të shikoni të gjitha posterat për të ndjekur 10 rregullat. Është shumë e rëndësishme higjiena. Asnjë të mos dyndet në shërbimet e urgjencës. Duhet të telefononi edhe mjekun e familjes. Do ecim hap pas hapi për çdo situatë”, u shpreh Anila Moçi.