Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 16ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor-Juglindor me forcë valëzimi 3 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 11ºC. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.