Një lajm i fundit i ardhur nga Anglia ka prishur rrjedhën e ngjarjeve në kampionatin anglez. Ekipi i Manchester City-t ka bërë të ditur se ndeshja ndërmjet tyre dhe West Hamit është pezulluar.

Një vendim i tillë është marrë për shkak të kushteve të vështira të motit që kanë pushtuar Manchesterin. Drejtuesit e dy klubeve së bashku me përfaqësues të ligës së kampionatit duke menduar për sigurinë e lojtarëve, stafit dhe tifozëve kanë vendosur të lënë ndeshjen në një datë tjetër. Një pezullim i tillë vjen pas problemeve që stuhia shkaktoi në Holandë.