Kryetari i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të jenë bashkë në atë që e quajti rezistencën më të madhe kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se rrotacioni i pushteteve është i pashmangshëm, por që kjo do arrihet me zgjedhje dhe me votën e shqiptarëve.

“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me voten e qytetareve. Detyra jone eshte ti bashkojme qytetaret dhe per kete po punojme ne disa rrafshe. Nuk ka forcë mbi këtë dhe që të ndalë rrotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama, ia kam thënë para një muaji. Unë po bëj gjithcka që kjo të përfundojë me mjete politike për hir të stabilitetit, duhet që kjo të vijë pa kosto. Do bëj gjithcka që kjo të vijë me kosto të vogël për shqiptarët”, deklaroi kreu demokrat.

Kryeopozitari dha detaje edhe se çfarë ka diskutuar me kreun e shtetit Ilir Meta me të cilin ka pasur sot paradite takim në Presidencë. “Presidenti më ka njohur me të tjera fakte, e prova tronditse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese”, tha Basha.