Kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në përditshmëri.Këtë të dielë kryedemokrati ka publikuar një foto në të cilën shihet i ‘maskuar’, me 2 kapele dhe në krah të tij qëndron e shoqja Aurela Basha.Në këtë foto të dy shfaqen të qeshur dhe siç duket nga sfondi i fotos ata ndodhen në një pyll.

“Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur”, shkruan Basha krahas fotos që ka hedhur me të shoqen.Në këtë foto bie në sy dhe veshja sportive e tij, me triko dhe xhup, shumë larg formatit të zakonshëm, me xhaketë dhe kostum.