Vajza e regjisorit të famshëm, Steven Spielberg, ka nisur një karrierë të re në industrinë e por nografisë dhe shprehet se babai i saj e mbështet atë! Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Mikaela Spielberg, 23 vjeç, e cila u birësua nga regjisori legjendar Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, tregoi se si ajo tashmë ka filluar vetë të prodhojë video por no – dhe thotë se do të dëshironte një punë si balerinë në një klub striptizmi sapo ajo të marrë licencën si punonjëse se ksi.

Mikaela, e cila flet rregullisht me prindërit e saj u shpreh se në lidhje me këtë, ata ishin “çuditur pa masë” por nuk ishin “të mërzitur”. “Nëse bëj këtë lloj pune, ndihem sikur jam në gjendje t’i ‘kënaq” njerëzit e tjerë, dhe kjo është diçka pozitive pasi nuk është një mënyrë që më bën të ndjehem e dhu nuar”, shprehet ajo për “The Sun”. Mikaela, zbuloi “karrierën e saj” të re në mediat sociale në fillim të këtij muaji.