Arjola Shehu sot prezanton emisionin “Ditë e re” në “Ora News”, por dikur moderatoren bukuroshe e kemi parë edhe në emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan dhe në emisionin “Tek unë” në INTV.

E ftuar në “Ditë e re” mëngjesin e sotëm ishte Liesa Haxhiasllani e cila gjatë intervistës ka treguar se në Top Channel e kanë lajmëruar që në muajin korrik se nuk do të jetë më pjesë e televizionit.

Menjëherë ka ndërhyrë Arjola duke treguar, mesa duket një eksperiencë personale.

“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?”, ka thënë me ironi Arjola, pa e bërë të ditur nëse po fliste për punën e saj në Klan apo në INTV.