Lajmet që vijnë nga Kina përqendrohen kryesisht te rritja e numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Por janë të shumtë ata që preken, trajtohen dhe dalin nga spitali të shëruar. Mediet shtetërore kanë publikuar pamjet e 20 pacientëve që brohorisnin ndërsa ishin larguar nga një spital pas shërimit të plotë.

Video është filmuar në Vuhan, epiqendra e virusit. Të mërkurën, një pacient 23-vjeçar në provincën e Shanxi doli në televizionet shtetërore si personi i parë që kishte fituar betejën me virusin në provincën e tij.