Modelja shqiptare Almeda Abazi feston ditëlindjen. Ditën e sotme ajo mbush 28 vjeçe dhe ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj. Almeda ka lindur në vitin 1992 dhe i përket shenjës së Ujorit në horoskop. Por, përveç ditëlindjes, Almeda ditën e sotme ka edhe një festë tjetër të rëndësishme.

Më 13 shkurt ajo feston edhe tre vjetorin e martesës me aktori e njohur turk, Tolgahan Sayisman. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur ish Miss Shqipëria festonte 25-vjetorin e lindjes. Almeda dhe Tolga tani janë prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan. Pas lindjes së djalit, modelja ka zgjedhur të jetë një nënë me kohë të plotë, ndërsa Tolga i është kthyer karrierës së tij si aktor.