Aktori i famshëm Al Pacino është rrëzuar teksa parakalonte në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA”. Pamjet ku aktori rrëzohet po bëjnë xhiron e rrjetit. 79-vjeçari shoqërohej nga e dashura e tij, Meital Dohan e cila e ndihmoi menjëherë pas rrëzimit. Ndërsa vetë aktori e kaloi me sportivitet këtë moment të sikletshëm duke qeshur. Al Pacino u nominua për Aktorin Mbështetës më të Mirë për rolin e tij si shefi i krimit Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”.

Al Pacino u nominua për Aktorin Mbështetës më të Mirë për rolin e tij si shefi i krimit Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”.