Megjithëse karriera e saj ka nisur herët, me siguri të paktë janë ata që e mbajnë mend moderatoren Liberta Spahiu në fillimet e saj. Libertën e pamë si miss në vitin 2001, ku dalloi mes vajzave për bukurinë e saj dhe më vonë u bë një ndër emrat e kërkuar të ekranit. Vetë Liberta ka ndarë në InstaStory disa foto të vjetra të 19 viteve më parë, ku shfaqet me disa kilogramë më pak.

Ajo ka pozuar mes vajzave, duke sfiduar ndjekësit ta gjejnë në foto. “Miss Albania 2001. Në mujshit me më gjet cila jam unë?”- shkruan Libera. Nëse nuk e dalloni, Liberta qëndron prapa vajzës kokëkuqe që sheh nga e majta e saj. Gjithashtu, ajo ka ndarë të tjera poza gjatë eksperiencës së saj si miss, ndërsa ne na bëri përshtypje fakti që edhe pas 19 vitesh, Liberta vazhdon të ruajë të njëjtën pamje natyrale.