Adolfo Sormani është trajneri i ri i Partizanit. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar dhe prezantuar teknikun italian ditën e sotme.

Sormani ka firmosur një kontratë prej dy vite e gjysmë, ndërsa do i bashkohet menjëherë ekipit në kompleksin stërvitor në Pezë.

Sormani e njeh mirë ambientin e kuq pasi ka qenë në krye të demave përgjatë sezonit 2016-2017.

54-vjeçari udhëhoqi Partizanin deri në fazën play off të Ligës së Europës, ndërsa më pas ecuria jo e mirë në kampionat bëri që të shkarkohej.

Së fundmi, Sormani ka qenë në drejtimin e skuadrës daneze të Vejle. Objektivi Partizanit këtë sezon është mbrojtja e titullit kampion.

Momentalisht 16 herë kampionët e shqipërisë pozicionohen në vendin e 4 me 28 pikë, 3 më pak se kukësi kryesues.

Kujtojmë që sot ekipi I Partizanit do të niset drejt antalias për të zhvilluar mini fazën pregaditore.

Drejtuesit e klubit synojnë që në merkaton e janarit të ofrohen disa futbollistë me kualitet për të qenë kompetitiv deri në fund të sezonit.