Dita e sotme ka nisur aktive për Interin, me zikaltrit që kanë firmosur me një shqiptar të Kosovës. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Andi Hoti, i cili është rritur në Zvicër si futbollist, me moshat e Zurich. Shqiptari luan si qendërmbrojtës dhe ka firmosur për Interin deri në fund të vitit 2022. Lajmi u bë i ditur nga “Calciomercato”.