Partneriteti BE-SHBA në Shqipëri do të vazhdojë sidomos në në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE. Kreu i delegacionit të bashkimit Europian, Luigi Soreca, i ka uruar sot mirëseardhjen Ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ai është shprehur i gatshëm për të filluar punë së bashku dhe për të vazhduar partneritetin BE-SHBA në Shqipëri.

“Mirësevjen ambasadorja e re e Sh.B.A. në Shqipëri H.E. Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SH.B.A. në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit BE”, është shprehur Soreca. “2020 është një vit vendimtar për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka theksuar ai.