Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel. Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin, ai udhëtoi drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në cilësinë e kryetarit të OSBE. “Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”, shkruan Rama në “Facebook”.

Takimin me Ursula von der Leyen Rama e zhvillon për të siguruar përkrahjen e liderëve të vendeve të BE apo institucioneve të larta të saj apo ndërkombëtare në mënyrë që në Konferencën e Donatorëve të mbajtur nga KE të përfitohen sa më shumë donacione të cilat do të shkojnë për Shqipërinë në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Shifra e dëmeve është 1 miliard euro dhe Rama e ka bërë të qartë se donacionet nga BE nuk do të mjaftojnë për të përmbushur të gjitha nevojat.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Bruksel – Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ????? Tema dihet: Pregatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen.

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 28. Januar 2020