Pas një kohe të gjatë heshtje, deputetja demokrate Orjola Pampuri është rikthyer sërish në media duke lexuar deklaratat nga selia e PD. Pampuri edhe pse ka qenë edhe pedagoge, ka një sërë gafash publike në publik, të cilat kanë ndikuar jo pak në imazhin e forcës që ajo përfaqëson. Gafa më e fundit ishte në nëntor, ku ajo do të deklaronte se “Një person ka humbur jetën në Unazën e Re”.

Lajmi u bë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhjeje live me studion e Abc Neës.Sipas Pampurit, viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Zotëria është edhe sot e kësaj dite si “kokrra e mollës” pranë njerëzve të tij të dashur të familjes.

Por gafat e deputetes demokrate nuk kanë fund. Duke dashur ta lavdërojë atë që ajo e konsideron si “liderin më të mirë që ka pasur Shqipëria”, Orjola Pampuri, numri 2 i listës së PD në Tiranë, do e nxirrte blof Bashën që në emisionin e parë të saj si e ftuar në televizion. E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” psikologja Pampuri, që u bë fillimisht e njohur përmes çadrës, deklaroi se ajo e mori vesh që do të qe deputete vetëm të premten e shkuar në ora 01 30 të natës, kur filluan të vërshojnë mesazhet në celularin e saj. “Ja që gjërat ndodhin edhe kështu” i tha ajo e surprizuar Rudina Magjistarit, duke pranuar se ajo nuk kishte pasur djeni më parë se do të qe në listën e deputetëve të PD-së. Në këtë mënyrë, ajo do të nxirrte blof Bashën i cli deklaronte se për emrat ishte marrë mendimi i strukturave.