Era e fortë që ka përfshirë Tiranën dhe mbarë vendin pasditen e sotme, ka bërë që në kryeqytet të ndodhë një ngjarje e pazakontë.

Pema e Vitit të Ri e vendosur në sheshin “Skënderbej” ka rënë në tokë për shkak të erërave të fuqishme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Javanews”, pema është rrëzuar nga era në mënyrë krejt të papritur.

Fatmirësisht, nga rënia e pemës nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.