Valencia do presë Barcelonën në stadiumin Mestalla sot në orën 16:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 21-të të La Ligës.Dy klubet i ndajnë shtatë  12 pikë në tabelën e La Ligës, mirëpo Valencia do të tentojë të hakmerret pas disfatës 5:2 në Camp Nou në pjesën e parë të sezonit dhe ta përsërisë befasinë që solli në finalen e Kupës së Mbretit të sezonit të kaluar.

Para kësaj ndeshjeje pati trazira rreth stadiumit mes dy palëve të tifozëve, përderisa në fushën e lojës të dyja skuadrat do të tentojnë të sigurojnë fitore me lojë të bukur dhe gola.