Mbetemi në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke diktuar në vendin tonë kthjellime deri në mesditë, kur do të kemi kalime vranësirash në vend, ku më të dukshme do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 15°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa- Gadishulli Iberik vijon me stuhi ere dhe shira me intesitet të lartë, po ashtu Vendet Nordike paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Ndersa kthjellimet mbizotërojnë në pjesën tjetër të kontinentit.