Muaj më parë mediat turke raportuan se aktori i njohur nga roli i “Sarpit”, Çagatay Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin e cila u bë e njohur nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”.Shkak i ndarjes pas 3 vitesh lidhje ishte bërë xhelozia e aktores.

Së fundmi teksa ndodhej në një qendër tregtare, aktorja është pyetur nga gazetarët për lidhjen me Çagatay Ulusoyn. Ajo ka dhënë përgjigjen e papritur duke lënë të kuptohet se ende janë bashkë.”Shumë mirë po shkon, tani po iki në një takim”, u përgjigj aktorja.