Disa foto të shkrepura të kombëtares së Kosovës në futsall para nisjes në Gjerogji për eliminatoret e kampionatit Europian kanë shkaktuar shumë reagime. Disa prej lojtarëve para se të niseshin në aeroportin “Adem Jashari” janë fotografuar duke pirë duhan, diçka e cila nuk është pritur mirë nga opnioni sportive.Fotot janë publikuar nga ‘Kosova Press’, ndërsa për çështjen është pyetur sekretari i futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili u shpreh:

“Me të vërtete është një gjë e pahijshme. Nuk është në rregull aspak. Lojtarët në momentin që prezantojnë Kosovën, kanë të veshur fanellën e Kosovës asesi nuk iu lejohet të pinë duhan në vendet publike, është totalisht e pa tolerueshme mirëpo ne nuk mund të jua ndalojmë atyre duhanin në jetën private.”Për kualifikueset e ‘Euro 2022’ në futsall Kosova do të luajë tri ndeshje, siç është ajo ndaj Austrisë ditën e nesërme, ndaj Gjermanisë në 30 janar dhe me Gjeorgjinë në 2 shkurt. Ndërkohë përsa i përket episodit në aeroport do të pritet një vendim i dytë nga ana e federatës në rast se do të meren masa apo jo.