Në fundjavë, Quique Setien pret debutimin e tij si trajner i ri i Barcelonës. Quique Setien e ka gati formacionin bazë të Barcelonës që në fundjavë do të përballet kundër Granadas në La Liga, raporton “Mundo Deportivo” Në portë, askush nuk e diskuton Marc Andre Ter Stegen.

Në mbrojtje, ekziston vetëm një dilemë në krahun e djathtë, Semedo apo Sergi Roberto. Në qendër, Pique dhe Lenglet pritet të jenë titullarët në qendër kurse lëvizje do të ketë në mesfushë. Pa Alena dhe De Jong e Arthur, trajneri i ri i Barcelonës do të vendosë Busquets, Rakitic dhe Arturo Vidal, varësisht nga sistemi i lojës. Kurse, në sulm lajmi kryesor është zgjedhja e numrit 9 pas dëmtimit të Luis Suarezit. Messi, Griezmann dhe Ansu Fati pritet të jenë treshja e sulmit.