Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar punën për lidhje të reja uji tek banesat që ndodhen në rrugën “Meleq Gosnishti”.

Ky investim i ri në rrjetin e ujësjellësit do të sigurojë një furnzimin më cilësor me ujë për banorët e kësaj lagjeje, duke shmangur humbjet që shkaktonte rrjeti i vjetër

Një tjetër investim është edhe ai në rrjetin e ujësjellësit mes rrugës “Ibrahim Tukiqi” dhe mes Rrugës së Durrësit.

Bashkia e Tiranës bën me dije se tashmë ata jo vetëm do të kenë furnizim normal me ujë të pijshëm, por edhe një shërbim cilësor në çdo rast problematike.