Të shndërrohesh në personazhin e preferuar vizatimor. Ky duket se është trendy më i fundit i ekspozuar në rrjetet sociale dhe që pjesë e tij tashmë janë bërë shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptarë. “Hirushja”, “Borëbardha”, “Johnny Bravo” apo “Pocahontas”, janë disa prej personazheve vizatimor që të rinjtë kanë zgjedhur për t’u shndërruar, duke pasur kështu mundësinë për të pasur një kujtim, funny, nga personazhet e fëmijërisë.

Cledy West është graphic designer, i cili deri më tani ka realizuar me dhjetëra punime, të ekspozuara edhe në profilin e tij në rrjetin social Instagram, duke shënuar kështu një risi të këtij programi në Shqipëri.E gjitha nisi nga pasioni për design dhe kureshtja për të zbuluar sa më shumë rreth tij duke synuar ofrimin e sa më shumë teknikave për të apasionuarit. Por shumë shpejt, kjo teknikë u përqafua nga shumë të rinj duke u kthyer në një trend.