Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.

Zëdhënësi për mediat pranë LDK-së Besian Mustafa është shprehur se palët kanë rënë dakord për një tjetër takim gjatë ditës së nesërme. Edhe vetë Isa Mustafa ka thënë se nuk është hidhëruar me Kurtin, ndërsa do të ketë takim edhe nesër.

Palët sidoqoftë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë takim të liderëve të dy partive që morën më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme.

Para mediave, shkurtimisht, Mustafa e ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë