Peshqit, janë plot mister dhe në dukje të brishtë e të ndjeshëm. Ata i tërheqin lehtësisht njerëzit më të afërt, pasi duken të pafajshëm, pastaj kanë edhe një fuqi super joshëse, e cila del gjatë një bisede, janë tepër të mençur dhe të kuptueshëm. I kuptojnë lehtësisht njerëzit përreth tyre dhe i bëjnë të dashurohen marrëzisht duke i tërhequr në hapësirën e tyre.

Akrepi, kjo shenjë ka një ngarkesë të madhe magnetike të tërheqjes. Mjaftojnë vetëm shikimet e saj për të tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve dhe ata më të afërtit i ‘sulmojbnë’, ashtu siç bëjnë kafshët që ata përfaqësojnë. Sulmojnë shpejt dhe goditja mund të jetë e përhershme për personin përballë.

Gaforrja, ata përdorin anën e tyre gazmore për të joshur njerëzit sepse janë plot ëndrra dhe , me zemër të butë, mendje të mprehtë dhe në marrëdhënie nuk lejojnë t’u ikë asnjë mundësi.