3000 trupa do të dërgohen në Kuvajt për t’iu bashkuar 750 trupave të pranishme atje, ndërkohë që SHBA-të u kanë kërkuar civilëve amerikanë në Irak që të largohen menjëherë nga vendi.

E gjithë Brigada e Parë Luftarake dhe Diviszioni i 82-të ajror është nisur drejt bazës amerikane në Kuvajt, sipas burimeve të ndryshme informative që citojnë zyrtarët e Pentagonit.

Megjithatë, ky zbarkim i trupave amerikane duket se ka më shumë lidhje me sulmin në Ambasadën Amerikane në Bagdad, se me vrasjen e Kasem Suleimanit, një prej gjeneralëve kryesorë në Iran.