Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindor. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave nga territori shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C bregdeti.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni i Mesdheut dhe pjesërisht qendra e Europës paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU më mbizotëruese kthjellimet do të jenë në Brigjet e Egjeut. Ndërsa temperatura të ulta dhe reshje dëbore mbeten Europa Veriore dhe Lindore.