E ftuar së fundmi në emisionin ‘Why Not’ ishte gazetarja Edona Gashi, e dërguara e labelit ‘On Records’. Ajo ka folur rreth largimit të artistëve nga kjo kompani duke zbuluar dhe arsyet përkatëse të gjithësecilit. Artistët e njohur; Mozzik, Kida, Getinjo, Rina dhe Fero, janë disa ndër emrat që nuk janë më pjesë e këtij labeli, nga ku nisën rrugën e tyre drejt famës. -Mozzik dhe Getinjo: Edona ka treguar se dy vëllezërit artistë janë larguar nga ‘On Records’ në mënyrën më të keqe të mundshme. Mozzik dhe Getinjo kanë njoftuar largimin e tyre nga labeli përmes rrjeteve sociale, duke mos e diskutuar fillimisht me kompaninë, e cila më pas i ka paditur dy vëllezërit.

– Fero: ‘Fero nuk është larguar nga ‘On Records’, Fero nuk është në ‘On Records’ mirëpo mbrapa vetes ka një borxh të madh që e ka lënë në ‘On Records’. Ai ka firmosur dhe një kontratë ku e pranon që i detyrohet kompanisë një shumë të caktuar parash. Kontrata është dhe me përmbarues në rast të mosrespektimit që do të thotë kompania nuk iu ka borxh artistave, janë artistat ata që i kanë borxh kompanisë’, është shprehur Edona. -Rina: “Rina nuk është larguar nga ‘On Records’. Ajo ka tentuar, po e them publikisht, ta mashtrojë kompaninë, kompania e cila e ka sjellë në jetë. Rina ka bërë një kërkesë në kompani që dëshiron të pauzojë, më pas del që Rina dëshiron të tërhiqet tërësisht nga muzika, thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë”, ka rrëfyer ajo për reperen.