Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me vizitën në shkollën e re në Surrel. Në pamjet e postuara, Rama ka replikuar edhe me një prej komentuesëve që i kerkon kryeministrit të shprehi ngushellimet popullit turk.Rama nga ana tjetër i thotë se këtë gje e ka bërë që dje në darkë.

Kujtojmë se Turqia u godit mbremjen e djeshme nga një tërmet i fortë i shkallës 6.9 rightes. Kryeministri Rama i shprehi ngushëllimet Presidentit Erdogan me ane te një postimi në “Twitter”.