Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen mesditën e sotme. Presidenti i Kosovës, gjatë daljes së tij për media me rastin e fundvitit ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë të tij, ka rënë dakord që takimi të mbahet të hënën, më 6 janar, në ora 15.00.

Kurti është shprehur pak ditë më parë se do të takohet me Thaçin, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. Para këtij takimi, LDK do të mbajë dy mbledhje, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar.