I ftuar në emisionin “Java në RTSH” kryeministri Rama është ka treguar planin e qeverisë së tij për procesin e rindërtimit të gjithë atyre që janë prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Kreu i ekzkutivit ka bërë edhe një herë me dije se të gjithë të prekurit nga tërmeti që sot janë në çadër do pajisen me banesa të reja Brenda vitit 2020.

Numri një i qeverisë ka garantuar se Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2021 të gjithë të prekurit nga tërmeti do jenë në apartamentet e tyre të cilat sigurisht do jenë më të mira nga çfarë i kishin.

“Brenda vitit 2020 do fusim në shtëpi të gjithë ato të cilët janë strehuar në çadra. Ndërsa ato të cilët janë strehuar në banesa me qera, e cila paguhet nga shteti, procesi do jetë pak më i gjatë. I gjithë procesi i rindërtimit mbyllet në vitin 2021,” tha kryeministri Rama. (Lexo.al)