Princ Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle, njoftuan largimin nga familja mbretërore, duke hequr dorë nga statusi i tyre. Ata dëshirojnë të jenë të pavarur financiarisht, ndaj dhe do të shpërngulen për të jetuar në Kanada. Megjithëse hoqën dorë nga titujt, babai i Harry-t, Princ Charlie, ka vendosur ta ndihmojë të birin financiarisht.

Ai do t’i ofrojë Harry-t ndihmën e tij të pavarur me të ardhurat e veta, duke treguar se pavarësisht largimit nga familja mbretërore, Harry do ta ketë gjithmonë një shpatull kur të mbështetet! Pas vendimit të Meghan dhe Harry-t, mbretëresha Elizabeth reagoi për herë të parë në një deklaratë për shtyp.