Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë një ndër çiftet më të përfolur të momentit. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar kurrë lidhjen e tyre të dashurisë, faktet kanë thënë gjithmonë të kundërtën. Eventet e përbashkëta, darkat dhe festat me njëri-tjetrin kanë bërë që dyshja të shtojë gjithmonë dyshime. Së fundmi, moderatorja ka festuar 35-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se sin ë këtë moment të rëndësishëm të mungonte dhe Flori. Ai është parë mes miqve të shumtë, duke festuar.

Finalizimi ka qenë dhe një ‘kërcim dashurie’ mes çiftit, të cilët janë shfaqur më të lumtur se kurrë. Tashmë lidhja e tyre edhe pse ka qenë e fshehtë prej disa vitesh, mund të quhet serioze, pasi Flori është vendosur në Prishtinë vetëm për të qenë pranë partneres së tij.