Diego Armando Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikanolatine pas eksperiencës me Argjentinën. Trajneri aktual i Himnasias është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Venezuelës dhe për të zëvendësuar Rafael Dudamel që ka dhënë dorëheqjen.

Sipas zërave që po qarkullojnë, peshorja po anon pikërisht nga ana e El Pibe De Oros kjo edhe për shkak të raporteve të mira të Maradonës me presidentin e vendit Nicolas Maduro të cilin legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror e konsideron si mikun e tij. Madje në të kaluarën Maradona, shpesh i ka dalë në mbrojtje Maduros madhe është fotografuar me të duke mbajtur edhe një flamur venezuelian dhe për këtë në kohën kur ishte në stolin e Dorados së Sinaloas ai u ndëshkua edhe me një gjobë./tch