Vera Ora ka publikuar fotografi të reja nga pushimet.

Nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, të realizuara gjatë pushimeve.

Ajo në këto fotografi dukej shumë atraktive e veshur me bikini të zeza, teksa po relaksohej duke shijuar kafe në jaht.

E ëma e Ritës i shijoi në maksimum pushimet bashkë me familjen në ishullin Saint Barth.