Igli Tare duket se e ka hequr disi “kompleksin” e të dhënit intervista.Drejtori sportiv i Lacios ka folur për mediet italiane, ku tregon se në fillim të sezonit askush nuk besonte te Lacio, ndryshe nga ç’shprehen tani.

Në lidhje me afrimet nuk tregon asgjë të re.Objektivi i Lacios mbetet kualifikimi në Champions.Asgjë nuk ka ndryshuar mbi objektivat tanë, mbetet ajo që kam thënë më parë. Ekipi është i fortë. Në fillim të sezonit askush nuk besoi te Lacio, ndërsa tani të gjithë futen në të njëjtën ‘karrocë’ me ne.Nuk është diçka e re. Ne nuk jemi budallenj. Nëse do mundemi të përmirësojmë skuadrën, do e bëjmë. Përndryshe do mbetemi kështu siç jemi”, u shpreh Tare.

Lacio është në një pozitë shumë të mirë në Serie A këtë sezon. Kryeqytetasit janë në vendin e tretë pas Juventusit dhe Interit. Merita të mëdha për këtë sukses i jepen edhe Tares.Ish-sulmuesi i kombëtares ka arritur të ndërtojë një ekip më shumë cilësi, duke pasur një buxhet, që nuk krahasohet aspak me kundërshtarët e tjerë në krye të tabelës.