Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj ka qenë këto ditë ‘kryefjala’ e mediave rozë.

Ndonëse ai nuk e ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Jonida Maliqi, kjo e fundit është shprehur në intervistat e fundit se është beqare.

Mirëpo, në një video të publikuar pak orë më parë, Romeo është parë në krahët e një tjetër këngëtareje, siç është Fifi.

‘Do bëhesh Romeo im?’, është pyetja që i ka bërë Fifi Romeos, por përgjigjen as njëri, as tjetri nuk e ka treguar.

Nuk dihet nëse dy personazhet kanë një miqësi të hershme bashkë, apo diçka më tepër. Gjithçka mbetet për tu parë në vijim.