Misioni i NASA-s që kërkon planete, Tess, ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë që mund të jetë edhe i banueshëm, në përmasat e tokës.

Ai rrotullohet rreth një ylli 100 vite dritë larg tokës. Zbulimi u prezantua në takimin e përvitshëm të shoqërisë amerikane astronomike në Honolulu.

Planeti është pjesë e një sistemi shumë-planetar, TOI 700, në yjësinë Dorado. Astronomët e konfirmuan zbulimin e tyre duke përdorur teleskopin hapësinor Spitzer të Nasa-s. Ata po ashtu modelin edhe ambjentin e mundshëm në planet për të hetuar më tej edhe kushtet e tij.

Zbulimi ka entuziazmuar astronomët sepse ai është një nga të paktët planetë të mundshëm ku mund të ketë jetë, të zbuluar jashtë sistemit tonë diellor dhe që ka përmasat e tokës.

Ai përfundon orbitën rreth diellit të tij në 37 ditë tokësore dhe merr prej tij rreth 86 për qind të energjisë që dielli ynë i jep tokës.

Fillimisht, ylli ishte menduar më i nxehtë, çka bëri që astronomët të mendonin se planetët që rrotullohen rreth tij do të nuk do të kishin temperatura të tilla që nuk do të mundësonin jetën. Por kërkuesit, i korrigjuan përllogaritjet, rishikuan parametrat dhe dolën në përfundimin se planeti ishte i banueshëm.

/Ardita Becolli/