Pas disa ditëve të ftohta dhe me diell, sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërkohë që në zonat malore Veriore dhe Verilindore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë nga -3°C deri në 10°C me mëngjesin dhe mbrëmjen që do të jenë më të ftohtë. Temperaturat do të vijojnë që të ulen edhe në ditët në vijim. Era do fryjë e lehtë, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë deri 3 ballë.

Ndërkohë që Kukësi është pushtuar nga mjegulla e dendur dhe ngricat. Fushëpamja e vogël si pasojë e mjegullës ka vendosur në rrezik qarkullimin e automjeteve në rrugë. Largimi i mjegullës sjell një rritje të lehtë të temperaturave. Në zonat malore nuk ka reshje dëbore por ka prani të shtresës së borës të rëna në fund të vitit të kaluar, ndërsa probleme me rrugët nuk ka.