Napoli më në fund është rikthyer te fitorja. Ekipi i Gennaro Gattusos mposhti me rezultatin 1-0 Lazion në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.Sfidë e çmendur me dy kartonë të kuq dhe penallti të humbur, ndërsa mbrëmja e sotme ishte krejtësisht e errët për shqiptarin Elseid Hysaj.Takimi nisi me Napolin në sulm që gjeti golin që në minutën e dytë me Insignen.

Sulmuesi dribloi mbrojtjen e Lazios dhe me një gjuajtje të saktë mposhti Strakoshën për 1-0. Lazio u zgjua dhe mori një dhuratë nga shqiptari Hysaj.Ai gaboi në ndërhyrje dhe shkaktoi penallti. Immobile gaboi në minutën e 10′, pasi rrëshqiti dhe topi i tij shkoi mbi traun e portës. Mbrëmja e keqe për Hysajn nuk u mbyll me kaq.

Shqiptari mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Immobiles. Ai la ekipin e tij me një lojtar më pak në minutën e 19′, por për të baraspeshuar forcat mendoj Lucas Leiva që u ndëshkua dy herë radhazi në të 25′ minutë duke dalë jashtë për protesta.

Ndeshja pati emocione të forta deri në fund, por Napoli arriti të ruante rezultatin. Lazio barazoi në minutat e fundit të ndeshjes, por goli u anulua për pozicion jashtëloje. Lacialët dështojnë në Kupë dhe përqëndrohen vetëm në kampionat tashmë.